Greva në shumë sektorë, sot shqyrtohet projektligji për paga
Greva po mbajnë disa sindikata të punëtorëve që po kërkojnë kushte më të mira dhe rritje të pagave. Për këtë çështje sot mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, ku do të shqyrtohet Projektligji për pagat e sektorit publik.
Kjo mbledhje është planifikuar të mbahet në ora 10:00 në Kuvendin e Kosovës.
Ky është rendi i ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-113, për Organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura;
3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-114, për Zyrtarët Publik;
4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-111, për Pagat në Sektorin Publik;
5. Të ndryshme.