Grabitjet e armatosura në Kosovë, vetëm për dy muaj 32 raste të tilla
Pothuajse në çdo raport 24 orësh të Policisë, përmenden 2-3 raste të grabitjeve në Kosovë. Cak i ‘maskave’ kanë qenë filialet bankare-këmbimoret, kazionotë-bastoret sportive, pompat e derivateve të naftës, marketet, shtëpitë private e kalimtarët e rastit.
Fokusi i hajdutëve nuk është më vetëm tek vjedhjet e shtëpive apo marketeve. Madje edhe bankat e nivelit të dytë kanë rënë pre e grabitjeve, përmes thyrjes së bankomateve.
Rasti i fundit është tentim-plaçkitja e një veture të një kompanie sigurimi që po bënte transportimin e parave. Ky rast që ndodhi të hënen, la dy punëtorë të sigurimit të plagousur rëndë nga grabitësit kishin ikur nga vendi i ngjarjes me armët e tyre të gjata.
Rast si ky i ngjashëm ndodhi edhe në këtë fillim vit, madje pati edhe në vitin e kaluar. Sipas statistikave të Policisë së Kosovës viti 2020 shënon rënie krahasuar me vitin 2019 të grabitjeve.
Në përgjigjen e PK-së dhënë FaktePlus theksohet se në vitin 2020 kanë ndodhur 148 raste të grabitjeve të armatosura, ndërsa në vitin 2019 janë gjithsej 171 raste.
“ Në vitin 2019 janë evidentuar 171 raste, në vitin 2020 janë evidentuar 148 raste, pra ka rënie për -13.45%”, thuhet në përgjigjen e zyrës për media në Policinë e Kosovës.
Sipas tyre edhe ky vit ka shënuar disa raste të grabitjeve, në statistikat e policisë në Janar janë evidentuar 18 raste dhe në shkurt 2021 janë evidentuar 14 raste grabitje.
Kujtojmë, se kohë më parë, pikërisht nga një grabitje e armatosur, pësoi edhe polici Izet Demaj. Ai u qëllua për vdekje nga grabitësit.
Sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin, brenda Bashkimit Evropian shkallën më të lartë të grabitjeve për 100.000 banorë e ka pasur Franca, kurse më të ulët e ka pasur Sllovakia (153 përkatësisht 10 grabitje për 100.000 banorë3 ).
Serbia e Mali i Zi kanë pasur shkallën 27, përkatësisht 20 grabitje për 100.000 banorë, kurse për Kosovën nuk ka pasur matje të tilla./FaktePlus
Nga mbrëmë të shtrirë në QKUK, kjo është gjendja e dy personave të plagosur nga tentim-grabitja