Flasin nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për bastisjen e EULEX- it
Policë të armatosur të EULEX- it kanë hyrë sot në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtrare të Kosovës, ku priten arrestime të reja.
Pas një kohe të shkurtë, zëdhënësi i kësaj organizate, Faton Klinaku ka dhënë detaje, duke thënë që ata nuk i kanë paraqitur asnjë urdhëresë.
“Janë duke e destabilizuar gjendjen, nuk kanë as përkthyes as urdhëresë për bastisje”, ka thënë Klinaku.
Agjencia e Lajmeve FaktePlus ka kontaktuar me Zyrën e Prokurorit të Specializuar, të cilët nuk kanë dhënë përgjigje nëse do të ketë arrestime.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka asnjë koment për këtë”, thuhet në përgjigjen e ZPS- së dhënë FaktePlus.
Kujtojmë se dje ka ndodhur arrestimi i parë nga Gjykata Speciale. Salih Mustafa është arrestuar nën pretendimin se ka kryer krime lufte.
EULEX-i zbarkon në zyrat e veteranëve, raportohet për arrestime