EULEX-i zbarkon në zyrat e veteranëve, raportohet për arrestime
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme ka ndodhur edhe arrestimi i parë nga Gjykata Speciale.
Salih Mustafa është i arrestuari i parë i Speciales nën pretendimin se i njëjti ka kryer krime lufte.
Aktakuza kundër Mustafës ka të bëj me veprat kriminale që ndërlidhen me ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.
Këto vepra, sipas aktakuzës së prokurorisë së Specializuar të Hagës, janë konsumuar gjatë muajit prill të vitit 1999.
Agjencia e Lajmeve FaktePlus do t’ju mbajë të informuar rreth të rejave.