Fitorja e tretë radhazi për Solskjaer
Që nga emërimi i Solskjaer trajner i Manchester United kanë kaluar tri lojë dhe që të tria i kanë fituar edhe atë me rezultat bindës.
Ajo qe po bie në sy është edhe loja e mirë ë Pogbas i cili po shkëlqen nën drejtimin e trajnerit të ri, ai sonte arriti të shënoi dy gola dhe të asistoi për Rashford.
“Djajtë e Kuq” sonte arritën fitore ndaj AFC Bournemouth me rezultat prej 4 me 1.
Golat për Man Utd i shënuan: Pogba 5’ dhe 33’, Rashford 45’ dhe Lukaku 72’, kurse për ekipin mysafir shënoi Ake në minutën e 45’.
Siç duket në këtë fillim shkarkimi i Mourinhhos ka qëlluar të jetë pozitiv,kurse sa i përket për vazhdimësisë së kampionatit mbetet të shihet se Solskjaer sa do të jetë i suksesshëm.
Më këtë fitore Manchester United ka grumbulluar 35 pikë dhe mbetet mbrapa vendin të katërt me tetë pikë ku është e pozicionuar Chelsea që ka 43 pikë./FaktePlus