United i ofron rinovim të kontratës Marcus Rashford, rroga shkon në 150 mijë paund në javë
Manchester United ka zhvilluar bisedime pozitive me përfaqësuesit e Marcus Rashford, duke ngritur shpresat se sulmuesi i Anglisë do të nënshkruajë një kontratë të re pesëvjeçare me Old Trafford me vlerë 150,000 paund në javë.
Kontrata aktuale e Marcus Rashford përfundon verën e ardhshme, edhe pse United ka një mundësi për ta zgjatur atë me 12 muaj të tjerë.
21-vjeçari ka prodhuar formën më të mirë të karrierës së tij nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer, duke shënuar tetë gola në 18 ndeshje. /FaktePlus