FIFA synon të revolucionarizojë futbollin në mars
E ardhmja e futbollit kalon nëpër mbledhjen e ardhshme të Kongresit të FIFA-s. Larg nga të qenit një mbledhje rutinë, ajo e 14 dhe 15 marsit do të tentojë të zgjidhë disa nga të panjohurat, që rrethojnë botën e futbollit në të dyja planet, ekipe kombëtare dhe klube.
Që nga sot, kalendari nuk pasqyron ndonjë datë për Botërorin e Klubeve. Formati aktual është i vjetëruar dhe është vënë në pikëpyetje me kalimin e kohës. Infantino ka qëllim për të ndërhyrë, duke e kthyer turneun aktual në stilin e vërtetë të Kupës së Botës.
Ai ka ndeshur në opozitën e UEFA-s në këtë drejtim, por presidenti i FIFA-s duket i vendosur të procedojë sipas planit që ka. Gjithçka pritet të materializohet tre muaj para zgjedhjeve presidenciale të FIFA-s. Nga Anglia flasin për një kandidat të vjetër, si një rival të mundshëm për Gianni Infantino.
Sipas BBC, spanjollo- zvicerani Ruben Vega, ish-lojtar i Tottenhamit, në mesin e skuadrave të tjera, synon të kthehet në garë për të zënë karrigen presidenciale. Ai luftoi për presidencën e FIFA-s edhe në vitin 2015, por pa sukses. Botërori për Klube do të zhvillohej çdo dy apo katër vite, sipas projektit të Infantinos, me pjesëmarrjen e 24, ose 32 ekipeve.
Miliona të tëra pritet të përfitohen nga konsorciumi japonez “Softbank” për një format ndryshe të këtij kompeticioni. “Unë propozoj që të bëhet një Botëror Klubesh i vërtetë, duke përfshirë ekipe nga të gjitha kontinentet, përtej Europës”, – tha kohët e fundit vetë Infantino.
FIFA do të mbështesë kthimin e konkurrencës së “Intercontinental Cup” dhe “CONMEBOL”, ndërsa presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, pretendon të përfshijë gjithashtu Ligën e Kampionëve dhe “European Cup Sudamericana”.
Ndryshime planifikohen edhe në Kupën e Botës, teksa FIFA synon të ketë 48 ekipe pjesëmarrëse në të. Infantino do që ky projekt të materializohet që në “Katar 2022”. Ka kohë, por duhet të miratohet menjëherë në kongres, sepse nevojiten një sërë ndryshimesh strukturore.
“Ne duam që futbolli të ndjehet e përjetohet në shumë vende, gjatë kremtimit të Kupës së Botës”, – thotë Infantino. Projekt pozitiv konsiderohet Liga e Kombeve, që e organizon UEFA, por FIFA synon t’i japë asaj karakter Botërori. Ideja është për një kompeticion të ri, që të zëvendësojë Kupën e Konfederatave, me pjesëmarrje kontinentale dhe që do të luhej çdo dy vite, në tetor dhe ose nëntor.
Kjo është e vështirë për t’u bërë, në fakt, përveç ndonjë ndryshimi radikal në garat në nivel klubesh. Një opsion i hedhur poshtë deri më tani, por që mbetet në tavolinën e diskutimeve për muajt e ardhshëm, gjithsesi. /FaktePlus