Facebook me ndryshime radikale
Në këtë vit Facebook ka fshirë rreth 1.5 miliardë llogari të rreme e gjithashtu 1.2 miliardë ‘spam’.
Facebooku ka zbuluar këto shifra në Raportin e Standardeve të Komunitetit.
Raporti tregon se si Facebooku është marrë me çështjet si lakuriqësia, gjuha e urrejtjes, propagandat terroriste, përmbajtjet grafike të dhunës dhe llogaritë e rrejshme.
Sipas Facebookut, shumë llogari të rrejshme janë rezultati i drejtpërdrejtë i sulmeve kibernetike.
Rrjeti më i madh në botë social është bërë më i mirë në identifikimin dhe parandalimin e përmbajtjeve të dhunës. Sipas raportit të Facebookut, 95.9 për qind e përmbajtjeve të dhunës janë fshirë para se të raportoheshin.
Gjithashtu, Facebooku është nën shqyrtimin e vazhdueshëm në lidhje me propagandën e ashtuquajtur ‘lajmet e rreme’.