Fero del në skenë me arkivol
Fero po kujdeset që rrëmbejë vëmendjen e rubrikave rozë të medieve shqiptare. Së fundi, reperi i këngëve“Gang gang” dhe “A pe din qysh”, ka befasuar të gjithë fansat.
Në koncertin e fundit të gjithë mbetën të shtangur kur në skenë nuk doli reperi, por një arkivol.
Pas disa çastesh nga arkivoli del Fero dhe nis të performojë dhe këto momente të frikshme i solli në rrjetet sociale.
“Edhe nëse vdes unë, veprimtari ime nuk vdes”, kishte shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram.
Ndryshe, këngëtari është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë këtij viti kalendarik.