Fifi i bën diss Taynës, Rinës, Feros dhe Melindës në këngën e re!
Këngëtarja e njohur, Fifi dje publikoi bashkëpunimin me artisten marokene,Lamar ‘Habibi’.
Edhe kjo këngë e Fifit nuk ka shpëtuar pa prekur emrat e rinj të estradës, posaqërisht ato që hynë fuqishëm në tregun muzikor shqiptar, shkruan lajmi net.
Në një pjesë të këngës ‘Habibi’, Raçi ka rrëmbyer fjalët më të përdorura nga artistët e rinj si Fero, Rina, Tayna dhe Melinda Ademi.
Në projektin e publikuar nga anëtarët e “On Records”, Fero dhe Rina “S’ka konkurencë”, dyshja thonë se ‘nuk ka konkurencë, konkurenca s’ekziston’, ndërsa Fifi në projektin e ri thotë se konkurencën me hashash do ua pshtjell.
E kur jemi te Tayna kënga e saj ‘Columbiana’ u prit tejet mirë nga publiku. Fjalët që përdorë në këtë projekt janë: “Po tutet po tutet se ka ra en dell jau tera buzt po jau lyj me labellë’, ‘Beli qaq i hollë dy kollana me i qit” ndërsa Fifi ia ‘plasë’ në këtë mënyrë: “Sum bon përshtypje nëse e ki belin e hollë mos i jep vetes rëndësi se je tu kalb në silikon moj molle, hajt se ka kush me të qit në dell’.
Melinda Ademi po ashtu është këngëtare e re në skenën muzikore e cila solli versionin e ri të ‘Lulijës’ me Seven Saraqin. E Fifi për këtë ka një koment. “Deri dje lulija ke me dimija sot me br** të hiqta”.
Siç shihet Fifi ka ‘goditur’ rëndë një pjesë të fytyrave të reja publike por nuk mund të themi që nuk patën sukses.