Fauci: SHBA do t’i rikthehet normalitetit brenda dy muajsh
Nëse rritet numri i të vaksinuarve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund ti rikthehen normalitetit në shkurt ose mars, tha në një deklaratë Anthony Fauci.
“Shpresojmë që të rritet numri i vaksinuarve, deri në pikën kur Omicron do te bjerë në një nivel të ulët. Ne duhet të mbajnë në kontroll pandeminë, për të ruajtur shoqërinë, ekonominë dhe stilin tonë të jetesës ”, theksoi Anthony Fauci.
“Shpresoj që gjatë muajit shkurt dhe mars, pandemia do të jetë në kontroll”, theksoi ai, duke shtuar se nuk po bënte një parashikim, por duke shprehur mendimin e tij personal.
Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar mbi 300 000 raste të reja të Covid-19 në ditë për herë të parë që nga fillimi i pandemisë. Fauci vuri në dukje se provat e fundit tregojnë se Omicron është më i lehtë se variantet e tjera.