Emisioni Amfiteatër 20 – Ndërhyrjet politike në Universitetin e Prishtinës

Në emisionin e 20-të me rradhë në Amfiteatër u trajtua kërkesa e Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj për rritjen e numrit të studentëve në Fakultetin e Mjekësisë.
Si u mor vendimi nga Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, duke anashkaluar Agjencinë e Kosovës për Akreditim dhe Këshillin Shtetëror të Cilësisë?
A do të paraqesë problem ky vendim për Kosovën karshi institcuioneve ndërkombëtare?
Si u dha një rekomandim i tillë nga kryetarja e Komisioni për Arsim në Kuvendin e Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi?
A ka sjellë probleme ky vendim për Universitetin e Prishtinës?
A ka kapacitete Fakulteti i Mjekësisë për rritjen e numrit të studentëve ?
Çfarë thoti rektori i UP-së, Naser Sahiti, dekanja e Fakultetit të Mjkësisë, Suzana Manxhuka-Kërliu dhe eksperti i çështjeve arsimore, Blerim Rrexha?
Si u festua festa e Flamurit në shkollën “Hasan Prishtina” në Busavatë të Komunës së Kamenicës?
Si pasojë e riogranizimit një pjesë e fëmijëve të Komunës së Kamenicës tash e një vit e gjysmë kanë mbetur jashtë bankave shkollore, si erdhi kjo ide e si janë duke rrjedhur ngjarjet atje?
Për këto e shumë informacione të tjera ndiqeni videon më poshtë: