Eksperti Maloku: Shkatërrimi i PTK-së nisi nga kontrata me Z-Mobile
Komisioni Hetimor Parlamentar, i cili po i heton keqpërdorimet në PTK, është duke i intervistuar disa ekspertë të telekomunikacionit.
Në mbledhjen e sotme, gjatë dëshmisë së tij, eksperti Naim Maloku ka thënë se PTK-ja, që nga ngritja e konkurrencës nga Z-Mobile edhe ka filluar të degradojë.
“Një konkurrencë e tillë i është bërë me kontratën me Z-Mobile”, ka thënë ai.
Sipas tij, është e palogjikshme se si janë përcaktuar kushtet e kontratës.
“Nuk ka ndonjë logjikë që 70% e fitimit t’i ndahet operatorit virtual, kurse vetvetes 30%”, ka thënë Maloku.
Mes tjerash eksperti Maloku ka thënë se “nëse do të ishte nënshkruesi i kontratës me Z-Mobile, si ekspert i telekomunikacionit do ta shqyente diplomën”.
Pas Malokut, para deputetëve që janë anëtarë të Komisionit Hetimor Parlamentar, pritet të dëshmojë edhe eksperti tjetër, Ismet Hamiti.