Edhe pse “pa qejf”, Agim Ademi nuk ndalet
Janë bërë pothuajse 4 muaj qysh kur Gjykata e Apelit ka konfirmuar dënimin e Gjykatës Themelore për dënim me 9 muaj burg efektiv, ndaj Agim Ademit, dhe i njëjti ende vazhdon të dalë në zyre, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Gjykata Themelore kishte urdhëruar që Agim Ademi të paraqitet në vuajtje të dënimit me datë 18.06.2020, në ora 12:00, por Ademi kishte kërkuar nga Gjykata e Apelit që për shkaqe shëndetësore të shtyhet ky vendim.
Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, duke u bazuar në dokumentacionin se z. Ademi vuan nga një sëmundje akute e kishte shtyrë vuajtjen e dënimit për 3 muaj.
Agim Ademi pas shtyerjes së vuajtjes së dënimit me burg, ka vazhdur normalisht aktivitetet e tij. Që nga ajo ditë që Apeli e ka aprovuar shtyerjen e dënimit, z. Ademi nuk u ndal. FaktePlus ka raportuar edhe herave të tjera se i njëjti edhe përkundër arsyetimit së është i sëmurë, ai çdo ditë është parë nëpër aktivitet dhe në lokalet e Prishtinës.
Burgun s’e mban, del kafeve e mban fjalime – cila është e vërteta për shëndetin e Agim Ademit
Pastaj mori pjesë në Gjakovë në një aktivitet të veteranëve të futbollit ku edhe mbajti fjalim disa minuta live. Poashtu, me datë 26.06.2020, në Gjilan, z. Ademi shihet në mbledhjen e KE.
E fundit ishte sot në objektin e FFK-së edhe futbollistin e kombëtares Valon Berisha.
A mashtroi Agim Ademi Gjykaten e Apelit, apo Hasan Shala kryetari i Gjykatës së Apelit u “mashtrua” qëllimshëm nga Agim Ademit është çështje për hulumtim.
Agim Ademi vazhdon të udhëheq FFK- në edhe pse është i dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm.
Sipas burimeve tona UEFA ka dërguar shkresë zyrtare në FFK që të zgjidhet çështja e Agim Ademit, dhe nëse FFK nuk vepron, mund të ketë ndëshkime për futbollin tonë.
Si duket edhe pse i dënuar, Agim Ademi po e sfidon sistemin tonë të drejtësisë, duke gjetur hallkat e dobëta te tij./FaktePlus