E përndiqte prej kohësh, Luana Vjollca denoncon në polici të riun nga Kosova
Moderatorja shqiptare Luana Vjollca ka denoncon për përndjekje një 28-vjeçar nga Kosova i cili kishte kohë që nuk e linte të qetë.
Moderatorja, mësohet se ka deklaruar para efektivëve se 28-vjeçari ka nisur ta ndjekë që në muajin shkurt të këtij vitit, në ambientet e punës në televizion si dhe në banesën e saj private në zonën e Kodrës së Diellit por edhe duke tentuar pa reshtur që të komunikojë me të.
Pas dy muajsh ajo e ka konsideruar të arsyeshme të bëjë një dènoncim në komisariatin nr. 1 në Tiranë. Tashmë Morina është shpallur në kërkim dhe pritet që të bëhet shoqërimi i tij, për t’i marrë deklaratën. Kjo nuk është hera e parë që Luana Vjollca përballet me fansa këmbëngulës.
Tre vite më parë, prezantuesja e njohur është bërë pjesë e një konflikti midis të dashurit të saj dhe shtetasit Besmir Lila, që e përndiqte prej kohësh.