Dridhje të tokës pas mesnatës në Shqipëri, këngëtari i njohur: Dhe lëkundjet na duhen tani
Pas mesnatës janë dëgjuar lëkundje të tokës në Shqipëri.
Në Greqi mbrëmë pas mesnatës kishte tërmet me magnitudë 4.3 shkallë të rihterit, shkruan lajmi.net.
Këto lëkundje janë ndierë edhe në Tiranë, saktësisht ishte në 233 kilometra larg kryeqytetit shqiptar.
Pasi dëgjoi dridhjet, këngëtari Young Zerka me anë të një postimi tha se në gjithë këtë situatë, vetëm edhe lëkundjet duheshin.
“Dhe lekundjet na duhen tani! Pff”, ka shkruar Zerka.
Kujtojmë se në Shqipëri numri i të infektuarve me koronavirus deri tani ka arritur në 70, kurse dy kanë ndërruar jetë.