Drejtori i Barcelonës jep detaje për mos regjistrimin e Torres në La Liga
Torres u konfirmua si transferimi më i fundit për Barcelonën, duke iu bashkuar nga Man City për 55 milionë euro.
Sidoqoftë, Barcelona nuk mund ta regjistrojë në La Liga spanjollin, shkaku i pagave të larta të skuadrës.
La Liga nuk lejon të regjistrojë asnjë lojtar nëse janë në minus sa i përket pagave dhe këtë problem e ka konfirmuar Alemany .
“E dimë shumë mirë si janë problemet dhe duhet të luajmë drejt. Është vendim i hershëm dhe shpresojmë të gjejmë zgjidhje për këtë situatë sa më shpejtë të jetë e mundur”.
“Ferran Torres nuk mund të regjistrohet tani, por shpresojmë që ta zgjedhim sa më parë. Shitja e Demir mund të ndihmojë. Të shohim çfarë do ndodh me Luuk de Jong”.
Ndërkohë, i pyetur për transferimin e mundshëm të Alvaro Moratës, Alemany tha se Torres ishte kërkesa e Xavit.
“Transferimi i Moratas? Xavi kërkoi Ferran dhe mori dëshirën që kërkonte”, nënvizoi ai.
Barcelona dje arriti të arkëtoi pikët e plota në udhëtim te Mallorca.