Barcelona “largon” mbrojtësin meksikan, në ditën e tij të lindjes
Ditëlindja e 23-të do të kujtohet gjatë nga mbrojtësi meksikan Julian Arauho, pasi ai largohet përgjithmonë nga Barcelona dhe kalon te Burnemauti. Lojtari ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2029 me ekipin e Premier Ligws. Kostoja e operacionit është rreth 10 milionë euro, dyfishi i asaj që klubi “blaugrana” shpenzoi për të rrëmbyer në janar 2023.
“Julián është një lojtar që e kemi ndjekur prej disa kohësh dhe ne jemi të kënaqur që e sjellim këtu. Ai është një lojtar i ri me potencial të madh, ne jemi të kënaqur që kemi mundur shumë konkurrentë për të fituar. Mendoj se i kemi të gjitha mjetet për ta lejuar atë të përmirësojë cilësinë që tashmë posedon dhe ne mezi presim ta mirëpresim atë në Vitality Stadium”, tha trajneri i Bournemautit, Neill Blejk.
Arauho e kaloi sezonin e kaluar si huazim te Las Palmas, ku luajti 25 herë (realizoi 1 gol) dhe ndihmoi klubin e sapo promovuar të qëndronte në ligën spanjolle.