Don Xhoni në stacion policor, Policia jep detaje se çka iu gjet atij
Xhonatan Isufi, reperi i njohur si Don Xhoni është shoqëruar në stacionin policor pasditen e sotme.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha se atij i janë gjetur dhe sekuestruar një revole dhe gjashtë fishekë.
“Sot rreth orës 15:15, në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë, pas një kontrolli të detajuar të ushtruar ndaj një personi, policia ka arritur të gjejë dhe sekuestrojë një revole të tipit Zastava, kalibër 7.65 mm, si dhe gjashtë copë fishekë, kalibër 7.65 mm”, tha ai.
22-vjeçari u shoqërua më pas në stacionin policor.
“I dyshuari Xh. I, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor, për t’u proceduar më tej, konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit”, tha Borovci.