Doktori që reformoi e ndryshoi Klinikën e Radiologjisë
Klinika e Radiologjisë ka një traditë relativisht të gjatë. Aty orientohen pacientët për të vijuar procedurat diagnostikuese mjekësore dhe për të zbuluar sëmundjet që kanë. Në krye të saj, tash e disa vite është dr. Bujar Gjikolli.
Dashurinë ndaj mjekësisë e bartë që nga fëmijëria, ndërkaq sot e kultivon në praktikë me pasion e punë të palodhshme.
Dr. Bujar Gjikolli është një emër i respektuar në mjekësinë kosovare, në mesin e pacientëve, të studentëve dhe kolegëve të tij. Mbi të gjitha, për shkak të sukseseve në karrierën profesionale, humanizimin dhe punën e bërë përgjatë një veprimtarie shumë vjeçare në misionin e mantelbardhit.
Që nga marrja e detyrës së drejtorit në fund të dhjetorit 2018, Dr. Bujar Gjikolli është angazhuar të ngrit kualitetin e shërbimeve, rregulloj kushtet e punës, eliminoj rrjedhjen e rrezatimit por edhe sjellë investime të cilat mundësuan këthimin nga storie negative në storie suksesi.
Drejtori i Klinikës së Radiologjisë ka eliminuar radiologjinë nga listat e privatizimit, jo vetëm listat e pritjes së pacientëve.
Realizimi i inçizimeve për 82 mijë e 655 pacient në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021, krahasuar me vitet paraprake, ka dëshmuar se me menaxhim e qasje pozitive edhe institucionet publike mund të bëhen të suksesshme dhe shembull i punës e produktivitetit.
11 mijë e 358 rezonanca magnetike të kryera në Klinikën e Radiologjisë vetëm në vitin 2020
Numrat krahasuese të punës gjatë viteve nga raportet e publikuara tregojnë që ky institucion ka eliminuar vetën nga privatizimi në listat e planifikimeve nga qarqe të caktuara dhe ka dëshmuar vetën se me menaxhim të mirë të parasë së tatimpaguesve kosovar institucioni bëhet lider i punës, shërbimeve, investimeve dhe risive për të mirën e shëndetësisë
Statistikat ndër vite të punës së doktor Bujarit dhe Klinikës së Radiologjisë
Numri i pacientëve gjatë vitit 2018
Numri i pacientëve gjatë vitit 2020
Numri i pacientëve në gjashtëmujorin e parë 2021
Radiografi
76739
80.730
52921
TK
19922
16176
12133
3
TK angjiografi
362
1418
852
4
RM
5826
11358
6768
5
Mamografi
4137
1700
1044
3
Ultrazë
27692
15.838
10461
DSA angjiografi
Numër jo real
32
20
5
Biopsi
Numër jo real
325
372
7
Stroke trombektomi mekanike
0
5
0
82655
Deri në 700 pacientë në ditë kërkojnë shërbime në Klinikën e Radiologjisë
Bujar Gjikolli është emëruar drejtor i Klinikës së Radiologjisë në fund të dhjetorit 2018.
Komisioni e kishte vlerësuar Gjikollin me 375 pikë gjithsej, derisa në test kishte dal i pari me 87 sosh. Ai ka fituar këtë pozitë kundrejt konkurrencës së tre kandidatëve tjerë.
“Jam i nderuar me respektin dhe privilegjin ti shërbej edhe më shumë populit e institucioneve të Kosovës. Falemnderit të gjithëve për përkrahjen”, pati shkruar Gjikolli në një postim në Facebook.