11 mijë e 358 rezonanca magnetike të kryera në Klinikën e Radiologjisë vetëm në vitin 2020
Klinika e Radiologjisë ka arritur të kryejë hiç më pak se 11 mijë e 358 rezonanca magnetike vetëm gjatë vitit 2020. Shifra në fjalë shënon një rekord të ri sa i përket rezonancave magnetike të kryera brenda një viti.
Drejtori i Klinikës së Radiologjisë, dr. Bujar Gjikolli, sqaron se, me rishikimin e auditorit, është konstatuar se pikërisht gjatë vitit 2020 është arritur shifra e lartpërmendur e rezonancave magnetike, çka tregon se numri i rezonancave magnetike në po këtë vit nuk është 9 mijë e 680, siç u paraqit më parë. Gjikolli gjithashtu tregoi edhe për numrin e rezonancave magnetike të kryera në këtë klinikë në vitin 2018 dhe 2019.
“Në vitin 2018 janë kryer rreth 5400 rezonanca magnetike, në vitin 2019 janë kryer rreth 9400 derisa, me rishikimin nga auditori, është konstatuar se në vitin 2020 kemi punuar jo rreth 9860 rezonanca magnetike, por 11.358 që është një numër rekord falë menaxhimit modern dhe angazhimit të personelit fantastik dashamirës në Klinikën e Radiologjisë”, theksoi ai për “Familja Jonë”.
Numër i madh rezonancash magnetike është arritur edhe në pesë muajt e parë të këtij viti. Janë gjithsej 5 mijë e 576 pacientë që i kanë marrë këto shërbime në Klinikën e Radiologjisë.