Djaloshin tre vjeçar që e shpëtoi një ari
Një fmijë trevjeçar i cili mbijetoi dy netë vetëm në pyllin e ngrirë, ka thënë se ai ishte i mbrojtur nga një ari ndërsa ishte zhdukur.
Ekipet e shpëtimit gjetën Casey Hathaway në shkurre në Craven County, Karolina e Veriut lindore, në afërsi të vendit ku ai u zhduk nga shtëpia e gjyshes së tij. Ai ishte zhdukur të martën në temperatura nën zero dhe kërkimet më vonë u pezulluan për shkak të shiut të fortë dhe erërave të forta.
Casey ishte gjetur nga policia pasi një anëtar i publikut dëgjoi një fëmijë duke qarë dhe duke thirrur për nënën e tij rreth 45 metra në brendësi të pyllit. Sheriffi i qarkut Craven Chip Hughes tha për stacionin televiziv lokal WCTI: “Ai nuk mund të besonte në të vërtetë se si ishte në gjendje të mbijetonte në një mot të tillë. Por, ai tha se kishte një mik në pyll që ishte një ari, cili e kishte mbrojtur atë”. Ngjarja u përsërit edhe nga tezja e djaloshit, Breanna Hathaway, e cila shkroi në Facebook: “Casey është i shëndetshëm dhe i qeshur. Ai tha se kishte qëndruar me një ari për dy ditë. “Perëndia i dërgoi një mik për ta mbajtur atë të sigurt. Perëndia është e mirë. Mrekullitë ndodhin “.
Arinjtë e zinj janë të bollshëm në Karolinën e Veriut dhe nuk janë zakonisht agresivë ndaj njerëzve, edhe pse është e paqartë nëse ai që e shoqëroi Caseyn ishte i vërtetë apo imagjinar. “Ky vogëlush humbi në pyje për ditë të tëra në temperaturat e ngrirjes, shiut, netëve të errëta dhe erës”, shkruante gjyshja e tij në faqe, me titull “Casey dhe Bear”. Ajo shtoi: “Ai na tregoi se shoku i tij më i mirë ishte nje ari i cili e ndihmoi atë dhe e mbajti të sigurt”./FaktePlus