Vetura godet ariun në Lapushnik të Drenasit
Një ari është goditur nga një veturë në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në afërsi të fshatit Llapushnik.
FaktePlus mëson se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00.
Njësitë e Policisë në rajonin e Drenasit, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.
Sipas banorëve të fshatit Llapushnik, ariu është parë shpresh në atë zonë gjatë dy viteve të fundit.