Djali i Edi Ramës harron të dashurën që i vdiq nga tërmeti, fillon lidhjen me moderatoren?
Jeta private e djalit të kryeministrit Edi Rama, Gregut është në qendër të vëmendjes së mediave rozë.
Të gjithë janë kuriozë të dinë diçka rreth jetës sentimentale të tij, edhe pse Greg është mjaft i rezervuar.
Por gazetarëve nuk u ka shpëtuar një detaj në Ditën e Shën Valentinit.
Një foto me moderatoren e njohur shqiptare, Xhesi Muçaj ka nxitur thashethemet për një lidhje mes tyre, raporton panorama.
Ishte vetë moderatorja që publikoi pamjet me Gregun ndërsa ishin së bashku në një klub më 14 shkurt, në ditën e të dashuruarve.
Muçaj qëndronte në krah të tij dhe shkruante: “Bestie”.
Nuk dihet nëse bëhet fjalë thjesht për një marrëdhënie shoqërore mes tyre, por fakti që ishin bashkë për Shën Valentin nxiti dyshimet për diçka më shumë mes tyre.
Muçaj tashmë e ka fshirë foton nga rrjeti i saj social Instagram.
Kujtojmë se Greg u përfol për një lidhje me Kristi Reçin, e cila humbi jetën në tërmetin tragjik të 26 nëntorit.