“Dështimi për anëtarësim në INTERPOL, është fundi i kësaj qeverie”
Dështimi i Kosovës për tu anëtarësuar në INTERPOL, duhet të jetë një alarmë për qeverinë e vendit dhe Kosova nuk duhet të durojë më të qeverisë nga kjo elitë politike.
Kështu ka shkruar në Facebook deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi.
“Dështimi për anëtarësim ne Interpol, është fundi i kësaj qeverie. Kosova nuk mund të durojë këtë lloj qeverisje as edhe një ditë më tutje”, ka shkruar Gashi.
Ai tutje ka deklaruar se LDK duhet t’i prijë procesit për liberalizimin e vizave, duke kërkuar kështu një koordinim nacional urgjent përkitazi me këtë çështje.
“Koordinim nacional për vizat duhet urgjent, LDK duhet te prije këtë proces. Zgjedhje tash!”,ka përfunduar Gashi./FaktePlus/