Deputetët i reagojnë UNESCO-s për Lahutën
Anëtarët e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi i Kuvendit të Kosovës ka vendosur që pas datës 13 dhjetor t’i dërgojnë UNESCO-s një letër.
Sipas deputetëve letra do të jetë një reagim, për regjistrimin e instrumentit të Lahutës si instrument i shtetit të Serbisë.
Kryetari i komisionit, Ismajl Kurteshi tha se ky veprim është i padrejtë, pasi lahuta është instrument i trashëgimisë kulturore shqiptare.
“Serbia ka arrit që një instrument tonë tradicional që i përket trashëgimisë Lahutën ta regjistroj në UNESCO si instrument të vetin që është padrejtësi e madhe dhe ne si komision ta marrim përsipër në emër të komision mu dërguar një letër në UNESCO të ua bëjmë me dije se ky veprim është i padrejtë dhe ka argumente që lahuta të mbetet ashtu siç është në të vërtetë instrument i trashëgimisë kulturore të shqiptarëve”, pohoi Kurteshi.
Ndërsa, Valentina Bunjaku Rexhepi nga LDK tha se duhet komisioni ta bëj punën e vet dhe të reagoj.
“Ne duhet të bëjmë një reagim përmes komisionit dhe më pastaj të bën kryesia”, u shpreh Bunjaku Rexhepi.
Anëtari i këtij komisioni nga PSD, Driton Çaushi tha se komisioni nuk është kompetent ndoshta të reagoj për një çështje të tillë.
“Nuk besoj se është një çështje qe duhet reaguar kuvendi është çështje e kulturës dhe ne si komision nuk e di a është praktikë e duhur a jemi ne që duhet bëjmë këtë reagim”, tha Caushi.
Në këtë takim u sugjerua që të thirret në komision ministri i Kulturës, Kujtim Gashi për të treguar linjat e komunikimit që ka ministria me UNESCO.