Dafina shihet duke puthur një mashkull, i thotë “t’du”
Këngëtarja Dafina Zeqiri është parë sonte në krahët e një mashkulli
Këngëtarja e puth atë në hund derisa poshtë fotografisë, që e ka postuar në Instagram, e ka shkruar “T’du’du”.
Nuk dihet se a ka të bëj kjo puthje e Dafinës me ndonjë lidhje të re, apo mashkulli në foto është ndonjë i afërt i këngëtares.
Dafina kishte thënë se është ndarë nga i dashuri i saj i fundit që ishte nga Republika Domenikane, Jose Rodriguez, e që nga ajo kohë ajo nuk kishte thënë se ka ndonjë lidhje të re.
Ndryshe, këngëtarja ka qenë tepër aktive këtë vit me këngë të reja.
Ajo deri me tani ka realizuar dy, derisa pak para Shën Valentinit realizoi edhe këngën e saj “Merri krejt”, një këngë që u prit mirë nga publiku i saj.