Statistikat rreth Hat–trickave të shënuar në Kampionatet Botërore (Foto)
Kjo është një listë e të gjitha hat-trickave të shënuara gjatë Kupës së Botë. gjë që janë raste të rralla kur një futbollist ka shënuar tre ose më shumë gola në një ndeshje të vetme futbolli të Kupës së Botës (duke mos përfshirë ndeshjet e kualifikimit të Kupës së Botës). Shënimi i një hat-tricku në një Kupë Botërore është një ngjarje relativisht e rrallë: vetëm 52 hat-tricka janë shënuar në mbi 800 ndeshje në 21 edicionet e turneut të Kupës së Botës.
Hat-tricku i parë u shënua nga Bert Patenaude i Shteteve të Bashkuara, duke luajtur kundër Paraguajit në vitin 1930, kurse më i fundit ishte nga Harry Kane i Anglisë, duke luajtur kundër Panamas më 24 qershor 2018.
Kupa e vetme botërore ku nuk është shënuar asnjë hat-trick ishte Kampionati Botëror 2006 i zhvilluar në Gjermani. Numri rekord i hat-trickave në një turne të vetëm të Kupës Botërore është tetë, gjatë Kupës së Botës 1954 e mbajtur në Zvicër.
Gabriel Batistuta futbollisti i Argjentinës është i vetmi lojtar që ka shënuar nga një hat-trick në dy Kupa të Botës./FaktePlus