Caktohet ora dhe vendi i mbajtjes së zgjedhjeve në FFK, kjo e fundit ua mohon mediave pjesëmarrjen
Deri më sot ishte datë e kontestuar, por nesër më 6 prill do të mbahet Kuvendi Zgjedhor për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës, përcjell Reporteri.net.
Nga FFK është bërë e ditur se Kuvendi Zgjedhor do të mbahet nesër, në selinë e FFK-së, në ora 11:00.
Por, në njoftimin e FFK-së nëpërmjet emailit të zyrës për media, thuhet se mediat nuk do të hyjnë në vendin ku do të mbahet Kuvendi Zgjedhor për shkak të numrit të kufizuar të pjesëmarrjes.
“Për shkak të hapësirës dhe numrit të kufizuar të pjesëmarrësve, ju bëjmë me dije se kësaj radhe është e pamundur të krijojmë hapësirë edhe për mediat në përcjelljen e kuvendit”, thuhet në arsyetimin e FFK-së.
Ndërkaq, Agim Ademi do të jetë kandidati i vetëm për kryetar të FFK-së.
Foto: