Blerta Deliu e Donika Kadaj tregojnë muskujt nga Gërmia
Deputetet e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj Bujupi nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Blerta Deliu Kodra, nga Partia Demokratike e Kosovës, janë mjaft aktive sa i përket aktivitetit fizik sportive.
Deliu Kodra ka publikuar një fotografi në storien e Facebook-ut, ku shihet së bashku me kolegën e saj, Donikën, në parkun e Gëmisë.
Përmes kësaj fotogarfie ka treguar se ato kanë bërë vrap për 10 kilometra.
Të dyja këto deputete kohë pas kohe publikojnë fotografi të tilla në rrjetet e tyre sociale, duke treguar kështu aktivitetet e tyre sportive.