Beniada i pyet banorët se pse i duhet pulës gjeli
Në kuadër të provës javore, shtëpia e Big Brother VIP do të shndërrohet në një fermë deri në spektaklin e së martës.
Banorët do të kujdesen për një lopë, dy dele, një qingj, një dhi dhe 5 pula, teksa këto të fundit kanë hapur një bisedë mjaft interesante mes disa prej banorëve.
Teksa ndodhej e ulur me Arbërin (DJ DagZ) dhe Eltonin në sallon, Beniada shprehet: “Pula nuk ka nevojë për gjelin për të bërë vezën, e bën vetë”.
Kaq mjaftoi që banorët të diskutonin rreth kësaj.
Biseda:
Beniada: Jo, s’ka nevojë për gjelin për të bërë vezët, e bën vetë pa gjel.
Arbri: Duhet gjeli, apo jo? A duhet gjeli për të bërë vezë? Se na ka ngatërru.
Beniada: O Donald, për të bërë vezën a duhet gjeli? Apo nuk ka nevojë për gjelin?
Donaldi: Po pra, jemi çunat e shtëpisë, nuk ka nevojë për gjela.
Eltoni: Gjeli zakonisht që të bien klloçkë…
Beniada: Po gjeli çfarë bën atëherë?
Arbri: Gjeli është gjel, rri kot.
Beniada: Çfarë ndodh me pulën?
Donaldi: E ka thjesht për kënaqësi