Bëhet virale videoja e Bidenit duke dalë nga aeroplani në mes të një stuhie
Një video e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, duke zbritur nga aeroplani, është bërë virale në rrjete sociale.
Ai s’ka mundur të zbres prej aeroplanit për rreth 30 minuta, shkaku i një stuhie bore.
Biden arriti të zbriste pasi stafi i aeroportit mezi arriti t’i afronte shkallët deri te dera e aeroplanit. Kamioni po shtynte shkallët me ndihmën e punëtorëve, ndërsa ata po çanin borën e madhe.
Më pas ai e mbuloi fytyrën me një maskë ndërsa zbriste shkallët një agjent i Shërbimit Sekret e ndoqi atë gjatë gjithë kohës
President Biden braces against the snow and wind as he deplaned Air Force One at Joint Base Andrews during severe winter weather. pic.twitter.com/aRjy6pWH8s
— Kelly O’Donnell (@KellyO) January 3, 2022