Arta Nitaj ‘brengoset’ për linjat: Do na zë vera prap pa përgatit, faqja e zezë
Arta Nitaj ka një hall gjatë kësaj periudhe.
Arta Nitaj është goxha aktive në rrjete sociale, në të cilat mban të informuar ndjekësit rreth asaj se me çfarë aktivitete merret gjatë ditës.
Ajo është shumë e dhënë pas palestrës, e këtë gjë e ka dëshmuar shumë herë dhe rezultatet tashmë dihen.
Aktorja ka formësuar linjat trupore, por gjatë kësaj kohe brengoset se do arrijë vera dhe nuk do të jetë e përgatitur.
“Don me na nxon vera prap pa pergatit, faqja zez”, ka shkruar ajo sipër një fotografie që e shkrepi në palestër.
Për ndryshe, Arta kohën e fundit është parë teksa po udhëton shumë shpesh në Dubai, madje u tha se punon në një klub atje, por një gjë të tillë e kishte mohuar.