Ali Ahmeti: Bashkë jemi më të fortë
Në bazë të votave nga 99 për qind të rezultateve të përpunuara nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, partitë politike shqiptare atje kanë siguruar 32 ulëse në Kuvend.
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) nën udhëheqjen e Ali Ahmetit do të ketë 15 deputet, pesë më shumë se sa në përbërjen e kaluar. Numrat e kësaj partie pritet të jenë vendimtar pë Qeverinë e re. Në njësinë e gjashtë BDI ka triumfuar me 7 deputet, në njësinë e pestë me 3 deputet, në të dytë me 3 dhe në të parën me 2 deputet.
Për këtë ka shkruar Ali Ahmeti. Ai nëpërmjet një shkrimi në profilin e tij ‘facebook’ ka falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe për zhvillimin e një procesi sic thekson ai shembullor zgjedhor.
Nuk kishte si ndryshe, Ahmeti mori mijëra urata nga gjitha trojet shqiptare për çka thotë se iu është shumë mirënjohës.
Po ashtu ai derisa ka treguar se ka realizuar një bisedë telefonike me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi dhe ata të Lëvizjes Besa, Billal Kasami, ka bërë të ditur se do të flas dhe me të tjerë kryetar.
Por në fund ai ka thënë se “Bashkë jemi më të fortë 👐”.
“Të nderuar miq, ju faleminderit për mbështetjen tuaj të madhe dhe për zhvillimin e një proçesi shembullor zgjedhor gjer në këto çaste. Sot pranova mijëra urata nga të gjitha trojet tona për të cilat jam shumë mirënjohës. Gjithashtu, sot realizova biseda telefonike me Kryetarin e PDSHsë z. Menduh Thaçi, dhe Kryetarin e Lëvizjes Besa, z. Bilall Kasami, ndërsa do të realizoj biseda edhe me Kryetarët e partive tjera shqiptare, z. Gashi, z. Sela dhe z. Memedi për ta vlerësuar bashkarisht rezultatin zgjedhor dhe për të këmbyer mendime. Bashkë jemi më të fortë 👐”, shkruan Ahmeti.