Aktorja “varfanjake” që dikur ishte pjesë e serialit “O sa mirë” me një paraqitje prej 67 mijë euro
Udhëtime të shpeshta, rroba nga markat më të njohura janë ato që ajo shfaq në llogarinë e saj në Instagram.
Së fundmi është faqja “What they wearing” ajo e cila ka publikuar çmimet e rrobave dhe aksesorëve që ajo ka në trup.
Vetëm qaforja që ajo ka vënë në këtë fotografi, nga marka Bvlgari kap shifrën e 14 mijë e 200 eurove, ndërsa një nga byzylykët e dorës nga marka Cartier mbi 43 mijë euro, si dhe tjetri byzylyk po nga e njëjta mark me një çmim prej 10 mijë e 100 euro.
Arta Elezaj u bë e njohur nga seriali vendor “O sa mirë”, më pas në serialin “Duplex” në Shqipëri, ndërsa tani nuk është e angazhuar askund.