Abazi për menaxhimin e situatës me Covid-19 nga Zemaj: Është dështim i plotë
Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje, është shprehur se Qeveria aktuale ka treguar rezultate të këqija në menaxhimin e situatës me coronavirusin.
“Rezultatet janë të këqija nga dalja e Qeverisë Kurti. Kemi të bëjmë me një relaksim të përgjithshëm. Problemi thelbësor është me faktin se në vend të fokusoheshin me menaxhim të pandemisë ata ishin të fokusuar në tentimin e krijimit të propagandës së pafund kundrejt ministrisë së drejtuar nga Arben Vitia dhe Qeverisë Kurti”.
“Për ta qëllim ka qenë ardhja në karrige, por jo pandemia. Kemi të bëjmë me një dështim të plotë. Nuk mund të funksionojë Qeveria e cila është jolegjitime”, është shprehur Abazi.