Sistemi i drejtësisë që lë hapësirë për Kanun
Shkruan: Bahri Mirena
Mizogjinia është e pranishme kudo ne botë, edhe në vendet më të civilizuara, me demokraci të përparuar, mirëpo në këto vende rastet e tilla dënohen në raport me krimin, ne varësi të krimit shprehet edhe masa e dënimit.
Te ne kjo është në disporpcion, nuk dënohet krimineli në bazë të krimit që ka bërë.
Por, rastet e pedofilisë si rasti i profesorit dhe policit këtu që ndodhi te ne këto ditë, nuk janë të pakta, rastet e tilla janë më të rënda se mizogjinia, këtu ka të bëj me fëmijë, me të rinj e të reja nën moshën e pjekurisë, me të cilët abuzohet seksualisht.
Rasti i profesorit, pedofil, i cili abuzon me një nxënëse 16 vjeçare e më pastaj, kur ajo e denoncon rastin në polici, polici hetues e shantazhon atë me fotot e ekspertizës të cilat ia bën dhe abuzon me të për një vit. Madje, ai e lë shtatzënë edhe e detyron të abortojë.
Ky polic me këtë rast në një vend me demokraci të zhvilluar do të dënohej me burg te përjetshëm, kurse te ne sigurisht në rastin më të mirë do të dënohet me 5 vjet burg, kurse për sjellje të mirë do të lirohet pas dy vitesh.
Ky është vendi ynë të dashur miq dhe pikërisht ky sistem i drejtësisë lë hapësirë për Kanun.