Hënorit iu mbushën sytë me lot, kërkon mësuesen
Shkruan: Albulena Sahiti-Dragusha
Hënori këtë vit ka filluar klasën e parë. Për ne si prind ishte mjaft sfiduese mësimi i shkronjave, leximi, mbledhja e zbritja e numrave. Çdo ditë ai po na gëzonte me të arriturat e tij, ani pse një djalë i lëvizshëm e pak sherraman mësimet po i ecnin mbarë…
Kështu me thoshte edhe mësuesja dhe kjo me shtonte dhjetë fish emocion dhe gëzim sepse Hënori është fëmija im i parë.
Ai arriti shumë shpejt të përvetësoj leximin, shkrimin e numërimin krejt kjo falë mësueses, e cila ani pse ka një klasë të mbingarkuar, ani pse ka fëmijë me teke e qejfe ku mësuesja duhet te merret me secilin sepse janë shumë të vegjël dhe mundohet përveç mësimeve edhe t’i këshilloj e mos t’i thyej.
Ai mbaroi periudhën e parë dhe me gëzim po priste të vazhdoj pjesën tjetër ku njohurit e tij do të zhvilloheshin edhe shumë, por kjo nuk po ndodhte për arsye tashmë të njohura për ne të rriturit por jo edhe për të, sepse ai është një fëmijë i vogël dhe nuk mund ta kuptoj se çfarë po ndodhë!?
E sot sytë e tij u mbushen me lot duke më kërkuar që të shkojë në shkollë, jo i thash edhe këtë javë jo, po kur mami? Nuk e di i thash. Po mësuesja ime e di, thirre ajo e di më mirë se ti.
Ani pse edhe unë jam mësuese, Hënori ka fituar një besim tek ajo dhe me kujton veten time kur isha si ai- Mësuesi ishte i shenjtë ai dinte çdo gjë…..!