Me kë do të zëvendësohet Mourinho në fund të sezonit
Hierarkia e Manchester United ka vendosur ta zëvendësojë Jose Mourinhon me Mauricio Pochettino në fund të sezonit, me trajnerin e Tottenham Hotspur, menaxheri i vetëm i përfolur për të arritur në Old Trafford.
Klubi po përgatitet të shkarkojë ish-trajnerin e Chelseat dhe Real Madridit nëse nuk arrijnë të kualifikohen për Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm, një proces që do të jetë shumë më i lirë sesa shkarkimi i tij tani.
Ekziston një klauzolë në kontratën e Mourinhos që do të mbajë kostot e shkarkimit të tij nëse nuk arrin ta dërgojë skuadrën në Ligën e Kampionëve dhe zëvendëskryetari ekzekutiv Ed Woodward së bashku me ekpin drejtue janë të bindur se kush duhet ta zëvendësojë atë.
Pochettino nuk e pranoi ofertën e Manchester United në vitin 2016, kur Djajtë e Kuq u përgatitën për të rrëzuar Louis van Gaalin, raporton The Sun
Strategu argjentinas nënshkroi një marrëveshje të re 8 milionë paund, marrëveshje pesëvjeçare verën e kaluar, por ai është irrituar nga mungesa e investimeve në skuadrën e tij dhe ai ka lënë të kuptohet se kohës së tij në veri mund t’i vije fundi.
Spurs ishte klubi i vetëm që nuk bleu asnjë lojtar të vetëm në verë dhe pasi udhëhoqi skuadrën e tij në tri sezonet të njëpasnjëshme në top katërshen e Premer League.
Pochettino është i shqetësuar se ai nuk mund t’i dërgojë ata më tej.
Real Madrid janë gjithashtu të interesuar për emërimin e Pochettinos si trajner, mirëpo kryetari i Spurs Daniel Levy përballet me një betejë të vërtetë për të mbajtur pasurinë e tij të çmuar./FaktePlus