Serbia dhe Bosnja: Nuk do ta bllokojmë Kosovën, edhe pse situata është e rëndë
As Serbia e as Bosnja dhe Hercegovina nuk do të ndërmarrin masa reciproke dhe hapa tjerë ndaj Kosovës për shkak të taksës, pa marrë parasysh se sa e rëndë është situata.
Rreth kësaj sot janë pajtuar kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq dhe kryesuesit i Këshillit të Ministrave të Bosnjës, Denis Zvizdiq.
Ata të dy kanë biseduar në telefon dhe janë pajtuar se sjellja e Kosovës është e papranueshme, raportojnë mediat serbe.
Sipas tyre, masa e vendosur nga Kosova për mallrat serbe dhe boshnjake destabilizon rajon dhe procesin e integrimeve rajonale dhe pengon rrugën evropiane, transmeton’ballkani’ .
“Serbia dhe Bosnja do të mbesin të angazhuara në vlera evropiane dhe respektimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, para se gjithash MSA-në dhe CEFTA-n dhe i ftojnë sërish, se bashku, Komisionin Evropian, vendet anëtare të BE-së, si dhe misionin e OKB-së në Kosovë, që të reagojnë dhe ta heqin taksën prej 100 për qind”, thuhet në deklaratën e përbashkët.