“Anëtarësimi i Kosovës në NATO, kryetema e vitit 2022”
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se lufta në Ukrainë po tregon se paqja evropiane ishte një pushim i përkohshëm.
Hoxhaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kur shpërbërja e shteteve dhe shuarja e jetës së qytetarëve është realitet evropian.
Ai ka deklaruar se anëtarësimi i Kosovës në NATO, kryetema e vitit 2022.
Statusi i plotë:
Mirëmëngjesi Kosovë.
Lufta në Ukrainë po tregon se paqja evropiane ishte një pushim i përkohshëm! Kur shpërbërja e shteteve dhe shuarja e jetës së qytetarëve është realitet evropian, ka vetëm një politikë që mbron identitetin shtetëror, rendin demokratik dhe sigurinë e Kosovës: anëtarësimi në NATO! Javën e kaluar e thash në Kuvend dhe po e përsërisë sot: Qeveria e Kosovës duhet të miratojë Planin Aksional për Anëtarësim (MAP), me mbështetje perëndimore! Kjo është kryetema e vitit 2022!