Emërohen bordet e Trepçës dhe KEK-ut
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ndërmarrjet publike do t’i shndërrojnë në kontribuues të buxhetit të Kosovës.
“Ndërmarrjet publike dalë nga dalë do t’i shndërrojmë nga barrë të buxhetit në kontribuues të tij.
I kemi edhe 10 ndërmarrje publike me borde të përkohshme për të cilat do të ketë konkurse të rregullta”, tha ai,
Për këtë bord sipas kryeministrit kanë aplikuar 57 kandidatë. Komisioni qeverisë ia ka rekomanduar listën me 19 kandidatë.Bordi mbikëqyrës ka këtë përmbajtje:
Kryesues Bahri Hyseni, Ibrahim Krasniqi anëtarë, Muharrem Peci anëtar, Bujar Bilalli anëtar, Xhevdet Tahiri anëtar.Ministri i Bujqësisë, Faton Peci abstenoi në këtë votim.
Ndërkaq anëtarë të Bordit të KEK-ut janë: Skënder Haziri kryesues, Merita Kasapolli, Bezat Halilaj, Valbona Raifi-Deshishku, Mustafa Pllana, Valdrin Krasniqi anëtarë.