Thaçi paralajmëron lansimin e projekteve më kapitale në historinë e KEK-ut
Drejtori ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës, Njazi Thaçi, ka bërë të ditur se në ditët në vazhdim do të shpalosin projektet kapitale të cilat do të jenë me të mëdhatë në historinë e KEK-ut.
Ai ka bërë të ditur se projekti më ambicioz që do ta lansojnë do të jetë projektli parku i pllakave solare.
Postimi i plotë i Thaçit në Facebook:
Në ditët në vazhdim do të shpalosim projektet kapitale me të mëdha në historinë e KEK-ut.
Projektet zhvillimore që janë të domosdoshme dhe të cilat garantojnë siguri dhe stabilitet energjetik për 40 vitet e ardhshme. Hapja e Minierës se Re dhe Revitalizimi i “Kosovës B”
Investimet ne kapacitetet prodhuese qe rrisin jetëgjatësinë e blloqeve dhe sasinë e prodhimit vendor.
Investimet ambientale në pjesën e teknologjisë dhe në natyrë. Dhe projekti me ambicioz që është parku i pllakave solare.
Konforme politikave zhvillimore, Korporata Energjetike e Kosovës me këtë të fundit meton të bëjë revolucion në fushën e energjetikes.
Përfundimisht me kombinimin e mënyrave të gjenerimit të energjisë elektrike do të krijojmë mundësi të reja për zhvillimin e korporatës dhe tërë Kosovës. /FaktePlus