Voziti 257 km/h në autostradë, i hiqet patentë shoferi për tre muaj
Policia e Kosovës e ka identifikuar personin që shfaqi një video në rrjetet sociale duke drejtuar veturën e tij luksoze me shpejtësi marramendëse 257 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h.
Me të identifikuar shoferin, Policia i ka shqiptuar atij një gjobë prej 300 eurove, 3 pikë negative dhe tre muaj ndalesë për drejtim të automjetit me veprim motorik.
Policia vazhdimisht po bën apel që të respektohen rregullat e komunikacionit.