“Mbështetëse dhe e sjellshme”, Rita Ora ia uron ditëlindjen nënës me postim të veçantë
Vera Ora, nëna e këngëtares me renome ndërkombëtare, Rita Orës sot ka ditëlindjen.
Vera sot ka mbushur 57 vite, e për t’ia uruar është përkujdesur vajza e saj, Rita Ora, që njihet në krejt botën.
“Gëzuar ditëlindjen për nënën më të mrekullueshme! Vera Ora je e bukur, ndihmuese, mbështetëse dhe e sjellshme, dhe megjithëse sot ke ditëlindjen, unë do të festoj gjithmonë”, shkroi Rita në Instagramin e saj.
Vera Ora është një psikiatre që jeton në Londër, por është me prejardhje nga Kosova.
Ajo është e martuar me bashkëshortin e saj Besnikun dhe ka tre fëmijë – Elenën, 31, Ritën, 29 dhe Donin 22 vjeç.
View this post on Instagram