Pamje nga Ura e Fshajtë: Drini i Bardhë del prej shtratit, vërshon gjithë zonën përreth
![](https://fakteplus.net/wp-content/uploads/2021/01/Musli_Berisha_miber_Ura_e_Fshejte.jpg)
Në sisa prej qyteteve të Kosovës, po vazhdojnë vërshimet, si pasojëe e reshjeve. Lumenjtë kanë dalë nga shtretërit e tyre, e disa pamje tregojnë gjendjen e Drinit të Bardhë.
Është dita e katërt që qytetarët nga disa zona të Kosovës po përballen me përmbytjet prej reshjeve të mëdha të shiut dhe të borës.
Në disa pamje shihet se lumi Drini i Bardhë, që rrjedh nëpër Dukagjin, ka dalë nga shtrati.
Videot janë gjiruar prej “Urës së Fshajtë” në Gjakovë.
Në këto katër ditë vazhdimisht janë publikuar pamje nga zona të ndryshme, të prekura nga vërshimet.
Në Drenas dhe në Fushë-Kosovë sot po evakuohen shumë familje, pasi uji ka marrë shtëpi e banesa. Janë shkaktuar dëme materiale dhe të mbjellurat.
Qytetet e tjera të prekura nga vërshimet janë Rahoveci, Gjakova, Lipjani, Podujeva, Kamenica.