Me avion, vetura e autobus: Ky është numri i qytetarëve që hynë e dolën nga Kosova për 24 orë
Me fillimin e Vitit të Ri, edhe mërgimtarët të cilët kaluan festat në vendlindje, kanë filluar të kthehen në vendet e tyre ku jetojnë.
Në bazë të statistikave të policisë nëpër kufijt e Kosovës, verëhet një fluks më i madh i veturave të cilat po dalin nga vendi, shkruan FaktePlus.
Sipas të dhënëave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar kolonat në Merdare janë të gjata deri në 400 metra me pritje deri në 90 minuta.
Në pikën tjetër kufitare, atë te Dheu i Bardhë, pritjet janë deri në 25-30 minuta, me gjatësi të kolonave deri në 100 metra.
Gjatë 24 orëve të fundit në pikat e ndryshme kufitare të Kosovës me vende të tjera janë kontrolluar 598 këmbësorë në hyrje ndërsa në dalje 873.
Ndërsa, janë kontrolluar në hyrje 18 mijë e 997 persona të tjerë dhe në dalje 21 mijë e 776.
Policia poashtu ka bërë të ditur edhe numrin e veturave, të kamionëve dhe autobusëve. Në 24 orët e fundit kanë hyrë 166 autobusë dhe kanë dalë nga vendit 136 të tjerë.
E po ashtu në statistikat e Policisë së Kosovës janë regjistruar edhe 8 mijë e 4 vetura të cilat kanë hyrë në Kosovë dhe kanë dalë 9 mijë e 4 të tjera, shkruan FaktePlus.
Ndryshe para festave të Vitit të Ri, në hyrje të vendit ka pasur pritje të gjata deri në 7 orë.
Ndërkaq Policia e Kosovës ka dhënë informacione edhe në lidhje me trafikun ajëror. Sipas statistikave të tyre dhënë FaktePlus, në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ardh 27 aeroplan dhe kanë shkuar 26 të tjerë.
Tutje në këto statistika bëhet e ditur se janë kontrolluar 1 mijë e 70 pasagjerë të cilët kanë ardhë në Kosovë dhe janë kontrolluar 3 mijë e 883 të tjerë të cilët e kanë lëshuar vendin./FaktePlus