Vajza vrau babain e saj në Gjakovë, nga policia japin detaje
Në paraditen e së djeshme, një ngjarje e rëndë ndodhi në Gjakovë. Atje vajza vrau babain e saj 87 vjeçar.
Sipas Policisë, pranë viktimës është gjendur edhe vajza e tij e cila është me të meta mendore, e që dyshohet se është vrasëse potenciale e së të atit.
Tashmë policia ka arrestuar të dyshuarën lidhur me rastin, e cila është dërguar në mbajtje në Spitalin e Gjakovës.
Ndërkaq, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
“Gjakovë 21.05.2020 – 12:05. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare lidhur me rastin në fjalë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion, ndërsa e dyshuara është dërguar në mbajtje në Spitalin e Gjakovës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
I gjithë rasti ka ndodhur saktësisht në rrugën “Sabrije Vokshi”, brenda shtëpisë së të ndjerit dhe se viktima është gjetur nga kujdestarja familjare.
Vritet një person në Gjakovë, dyshohet se fajtore është vajza e tij
Policia jep detaje për rastin ku vajza dyshohet se vrau të atin në Gjakovë