Policia jep detaje për rastin ku vajza dyshohet se vrau të atin në Gjakovë
Komandanti i Stacionit Policor në Gjakovë, Tush Markaj ka dhënë detaje lidhur me rastin e dyshimtë të gjetjes së trupit të pajetë në një shtëpi në rrugën ”Sabrije Vokshi”, ku dyshohet se vajza e cila vuan nga problemet mentale, është autore e krimit.
Ai ka thënë se trupi i pajetë është gjetur sot në mesditë rreth orës 12:00, dhe viktima është një 87 vjeçar.
Markaj ka sqaruar se rastit iu janë përgjigjur të gjitha njësitet relevante, ndërsa thekson se në vendin e ngjarjes nuk është gjetur ndonjë mjet i dyshimt.
Ai konfirmon se për këtë rast, është arrestuar e bija me probleme mendore e të të ndjerit, e cila dyshohet se është autore e vrasjes.
”Vajza është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë” ka thënë ai për Klan Kosova.
”Gjendet në Repartin Neuropsikiatrik në Spitalin rajonal në Gjakovë”, tha ai.
”Prokurori i shtetit do të urdhërojë të dërgohet për ekzaminim mjekësor vajza ndërsa gjatë ditës trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”.
A ka dyshime të tjera se kjo vrasje mund të jetë kryer nga dikush tjetër nga jashtë?
”Hetimet preliminare kanë treguar se nuk ka pasur depërtim nga jashtë”, konfirmon Komandanti Tush Markaj.