Autobusët nisen sot nga Prishtina për në qytetet tjera – ja ku mund të shkoni
Stacioni i Autobusëve në Prishtinë ka njoftuar se sot do të fillojë qarkullimi i reduktuar i autobusëve për në qytete tjera.
Nisjet do të bëhen për në destinacionet: Ferizaj, Pejë, Prizren, Malishevë, Mitrovicë, Lipjan, Gjakovë, Rahovec dhe Gjilan, përcjell FaktePlus.
Kujtojmë që edhe pse nisja e reduktuar sipas vendimit do të duhej të fillonte me startimin e fazës së dytë të lehtësimit të masave, ajo nuk u bë. Kjo për shkak se pati konfuzion nga kompanitë e udhëtimit për “lejen e veçantë” që duhet ta marrin.
A kanë rifilluar punën autobusët ndërurban, flet drejtori i Stacionit të Autobusëve në Prishtinë